Përleshje gjatë incizimit të klipit të Don Gjonit – çfarë po ndodh?

Pak ditë më parë, artisti kosovar Don Xhoni bashkë me menaxhmentin e tij i janë rikthyer punës për të sjellë një projekt të ri muzikor, që pritet të dallojë për tekstin, muzikën dhe performancën e veçantë.

Por, pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Gazeta Sinjali tregojnë se gjatë xhirimeve nuk ka qenë gjithçka e zakonshme.

Në video shihet një përleshje mes disa personave, në të cilën duket i përfshirë edhe vetë Don Xhoni.

A bëhet fjalë për një konflikt real apo për një skenë të inskenuar si pjesë e klipit?

Misteri mbetet i hapur…