“Kam frikë se Putini do ta përhapë luftën diku tjetër. Putini, gjatë luftës sonë, e përmendi Kosovën vetëm një herë në muaj. Tani ai e përmend pothuajse çdo ditë, duke bërë paralele të rreme me Krimenë” – kështu ishte shprehur kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Ekziston një rrezik real i luftës pasi Serbia është duke krijuar lidhje më të ngushta me Rusinë dhe Kinën” – thoshte Kurti.
Deklarata të tilla ku ngritej alarm për rrezik edhe nga shteti fqinj, Sebia, janë të shpeshta nga krerët e shtetit.
Edhe Xhelal Sveçla, kishte deklaruar dikur se në kuadër të përpjekjeve sistematike për destabilizim të brendshëm të Republikës së Kosovës, “Serbia ka punësuar shtetas të Kosovës brenda institucioneve të saj të sigurisë dhe inteligjencës, akt ky në kundërshtim me ligjet tona dhe cenim i sigurisë sonë kombëtare”.
Kurti nuk e heq prej mendje luftën: Serbia po krijon lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, Kosova duhet të anëtarësohet në NATO
Megjithë këto sinjale, Lëvizja Vetëvendosje, tash e vlerëson situatën ndryshe.
Duke i besuar një raporti të Institutit Gallup, ku thuhet se Kosova është ndër vendet më të sigurta për të jetuar – kjo parti del në kundërshtim me deklaratat e Kurtit e Sveçlës.
Ai në këtë postim ka thumbuar partitë tjera, duke thënë se këtij lajmi duhet t’i gëzoj edhe ato.
“Kosova është ndër vendet më të sigurta për të jetuar, dhe kjo pasqyrohet edhe në raportin më të fundit nga instituti Gallup. Ky është lajm që do duhej t’i gëzohej edhe opozita”, ka shkruar Murati.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi poashtu në Facebook ka shkruar se sipas raportit të organizatës amerikane Gallup “Siguria Globale 2025”, Kosova renditet e 1-ra në Evropë dhe e 3-ta në botë në Indeksin për Ligj dhe Rend, me gjithsej 94/100 pikë. /Periskopi/