“Faleminderit shumë”, kaq e shkurtër ishte përgjigja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti kur u pyet se a beson që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të cilët po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë, do të shpallën të pafajshmë.
Ndonëse i njëjti në këtë deklarim, tha se rreth vlerësimeve politike, duhet të presin për ta parë ecurinë e këtij gjykimi.
I pyetur se nëse po e përcjell mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, ku së fundmi u përmend edhe vetë si bashkëpunëtor i Adem Demaçit, Kurti tha se po e përcjell pjesërisht si rrjedhojë e angazhimeve.
“E kam përcjell pjesërisht, me aq sa kam mbërrirë për shkak të angazhimeve dhe aktiviteteve të shumta”.
“Mbrojtja është përcaktuar për një orientin të veçantë, roli ynë është i kufizuar. Ne kemi dhënë mbështetje financiare në mënyrë të pandërprerë dhe shpresojmë për të mirë. Në anën tjetër, qëndrimi im për Gjykatën Speciale është i njëjti prej fillimit”, tha Kurti.
“Unë besoj që duhet të presim ecurinë e këtij procesi pa dhënë ne vlerësime politike. Edhe njëherë po e theksoj që qëndrimi im për Gjykatën Speciale, nuk ka ndryshuar asnjëherë”, shtoi Kurti për T7.