Analisti shqiptar Rexhep Shahu ka sjellë një kujtim personal për ministrin e mbrojtjes të Kosovës, Ahmet Krasniqi, i vrarë më 21 shtator 1998.
Ai rrëfen se më 14 shtator 1998, Krasniqi vizitoi në Kukës gjeneral Kudusi Lamen dhe shefin e shtabit Ahmet Alishani, duke i dhuruar gjeneralit disa pako cigare “Marlboro”.
“Për dy javë pija cigaret që la ministri Krasniqi dhe sa herë e ndizja njërën, thosha me zë: T’u rritte ndera Ahmet Krasniqi”, shkruan Shahu.
Postimi i plotë:
T’u rrite ndera minister i mbrojtjes i Kosovës, Ahmet Krasniqi!
Cigare nga Ahmet Krasniqi, ministri i mbrojtjes i Kosoves.
Ministri i mbrojtjes i Kosoves, Ahmet Krasniqi, me 13 shtator 1998 u çarmatos ne Kukes. Me 14 shtator ne mesdite vizitoi ne zyre ne Divizion ne Kukes gjeneral Kudusi Lamen, se bashku me ushtarakun e larte te asaj kohe Shefin e shtabit Ahmet Alishani.
Ministri Krasniqi i dhuroi ate dite gjeneralit disa paketa me cigare “Malboro”. Pane ne televizor zhvillimet qe po ndodhnin ne Tirane ate dite te 14 shtatorit 1998.
Gjenerali, qe pinte duhan te forte, me te dredhur e jo cigare paketash, qe e çmonte shume lart atehere ministrin Krasniqi, me jepte pothuaj per dite per rreth dy jave, cigare nga ato qe ia kishte lene ministri Ahmet Krasniqi.
Shumicen e atyre paketave e kam pire une.
Sa here e ndizja cigaren, thoja me ze: T’u rritte ndera Ahmet Krasniqi!