“Na iu dukeshim si buburreca. Tash folim veç a je, si je”: Si e kishte kritikuar ashpër Adem Demaçi Albin Kurtin në disa intervista radhazi?

Emri i Adem Demaçit u rikthye në diskutim sërish, këtë herë si rezultat i Gjykatës Speciale.

Militantë e përkrahës të VV-së e Albin Kurtit, e paraqitën këtë të fundit si njeri të afërt me Adem Demaçin, duke tentuar ta godasin Hashim Thaçin.

Por, para vdekjes së Demaçit, e kishte goditur keq Albin Kurtin në disa intervista.

Në njërën prej tyre, Demaçi tregonte se si ftohja e madhe mes tyre kishte ardhur pasi Albin Kurti nuk shkoi në shpalljen e pavarësisë.

“Kthesa më e madhe që ne jemi ftohur mes vete ka qenë kur unë kam shkuar në shpalljen e pavarësisë, e Albini nuk ka ardhur. Ajo nuk ishte e vogël, por punë me rëndësi shumë të madhe. Këtë Albini nuk e kuptoi”, thoshte Demaçi.

E në një intervistë në RTK, Demaçi e akuzonte Kurtin se “të gjithë po i duken që nuk po dinë asgjë”

“Si ia nisi me fluturu ne iu dukum si buburreca, iu doke që na s’po dimë. Moti i kemi lanë këshilltar, ne vetëm përshëndetemi a je si je”, thoshte Demaçi.

E për Thaçin, Demaçi kishte fjalë të mëdha.

“Thaçi ka bërë gabime shumë, por më të mirë se Thaçi nuk ka. Të tjerët janë kërrsha”, thoshte ai.