Me uniformë ushtarake, Limaj përcjell vajzën në kanagjegj

Sonte është një natë e veçantë për familjen e kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Vajza e tij më e vogël, Leonita, po martohet, dhe me këtë rast familja Limaj ka organizuar një kanagjegj tradicional, i mbushur me emocione dhe atmosferë festive, përcjell Periskopi.

Për këtë moment të rëndësishëm në jetën e vajzës së tij, Limaj zgjodhi të shfaqet i veshur me uniformën e veteranit të UÇK-së, një gjest simbolik që përfaqëson rrugëtimin e tij si pjesë e historisë së vendit dhe si baba krenar. Me uniformë dhe emocione të thella, ai u pa mes mysafirëve, duke përcjellë mesazh force, nderimi dhe dashurie për familjen.

Pamjet dhe reagimet nga kanagjegji janë shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale.