A është fejuar Xheneta Fetahu? Zbulon detaje edhe për partnerin e ri

Xheneta Fetahu, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, ndezi thashethemet për fejesën e saj që në korrik, kur publikoi në rrjete sociale një kontratë martese dhe një unazë.

E ftuar së fundmi në emisionin “E Diell” në Top Channel, ajo dha më shumë detaje për lidhjen, duke theksuar se partneri i saj nuk është person publik dhe nuk dëshiron që të ekspozohet në rrjete sociale.

“Është fytyrë publike. E zbulojmë me kohë. E kuptoj që mua do të më lidhin me persona të ndryshëm, por unë nuk e dua personin në krah të jetë fytyrë publike, as të ketë rrjete sociale”, u shpreh ajo.

Xheneta foli edhe për raportin e saj me Lumbardh Salihun, me të cilin u përfol për një gjë më shumë se miqësi.

“Partneri im nuk ka rrjete sociale, me Lumbardhin jemi miq. I kemi sqaruar hatërmbetjet që kemi pasur, përderisa unë dhe i dashuri im jemi në rregull”, tha ajo.

A është fejuar Xheneta Fetahu? Zbulon detaje edhe për partnerin e ri – Insajderi – image 156

Këto deklarata të Xhenetës vijnë pas muajsh spekulimesh, duke konfirmuar se është e lumtur në krah të partnerit të saj, edhe pse preferon ta mbajë jetën private larg syrit të publikut.

Sidoqoftë, mbetet për t’u parë në vazhdim nëse do të zbulojë se kush është, apo nëse vërtetë ekziston një lidhje e tillë.