Gjyqi për ish-krerët e UÇK në Hagë, Sheholli tregon çfarë i pret Thaçin, Veselin dhe Krasniqin

Sot ishte dita e dytë e dëshmive në gjyqin për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ku dëshmoi ish-ndihmësi i sekretarit amerikan i shtetit, James Rubin.

Lidhur me këtë, analisti Fatmir Sheholli ka deklaruar se Thaçi, Veseli e Krasniqi shumë shpejt do të lirohen nga burgu.

“E shoh këtë sepse një zëdhënës i SHBA e thotë në Hagë që Amerika nuk do të bashkëpunonte me terroristë dhe me organizata kriminale si pretendohet. Rubin e tha në mënyrën më të mirë dhe ky fakt më bënë të mendoj që kur Amerika qëndron me këto deklarata është e pashmangshme që do të mos lirohesh dhe lirimi i tyre do të sjell një epokë të re në Kosovë.

Ata njerëz pas disa vitesh në burg duhet që ti kthehen politikës, unë besoj se populli Kosovës nuk do lejoj që ata të ikin nga politika, por të hyjnë në politikë dhe besoj se janë të vetmit që mund ta kthejnë Kosovën në binarët ku ishim dikur”, tha ai.