E turpshme: Shpejtim Bulliqi, i kërkon Ekrem Hysenit t’ia dëshmoj me fotografi që vëllai i tij është invalidi luftës

Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka bërë një veprim të turpshëm përgjatë përballjes me Ekrem Hysenin, kandidatin e LDK’së për kryetar në Podujevë.

Bulliqi përgjatë debatimit në studion televizive të RTV 21 të ka kërkuar që t’ia dëshmojë se vëllai i Hysenit është invalid lufte përmes një fotografie, shkruan Insajderi.

Pjesë nga debati:

Ekrem Hyseni: Vëllai im është invalid dhe mashtrimi yt…

Shpejtim Bulliqi: Po çfarë invalidi bre? Ku ka qenë bre invalid?

Ekrem Hyseni: Si ka bre mundësi?

Shpejtim Bulliqi: Ku invalid, çfarë invalidi?

Ekrem Hyseni: Ti je i paftyrë more burrë…

Shpejtim Bulliqi: Invalid në Koliç a? Po leje more këtëfar muhabeti.

Ekrem Hyseni: Është invalid i luftës, është i plagosur si 14-vjeçar.

Shpejtim Bulliqi: Këtë e dëshmon me një fotografi…

Ja dhe video: