Buzhala: Ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark, do të dëshmojë në mbrojtje të Thaçit ditët në vijim

Gazetari i njohur, Berat Buzhala ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim, pas dëshmisë së ih-diplomatit amerikan, James Rubin, në Gjykatën Speciale në Hagë, pritet të dëshmojë ish-komandanti i NATO-s për Evropë, gjenerali Wesley Clark.

“Ditet ne vijim ne mbrojtje te Hashim Thaçit dhe UÇK’se pritet me dale edhe ish komandanti i NATO’se per Evrope, gjenerali historik Wesley Clark. Clark ishte figura qendrore e bombardimeve te NATO’se, ne fushaten 78 ditore ndaj forcave serbe, ishte ai qe i tha Milloshevicit “tash eshte radha e forcave te mia”.

Te vetmit qe edhe me tutje nuk e kane thene asnje fjale mbeshtetese per Thacin dhe UCK’ne jane Kurti, Osmani dhe Vucic.

Sido qe te kete, Thaci do te kthehet”, tha Buzhala.