Artur Meçollari tregon kush qëndron pas sulmeve ndaj Albin Kurtit!

Ish-ushtaraku Artur Meçollari ka akuzuar ish-emisarin amerikan Richard Grenell se qëndron pas sulmeve të fundit ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Në një reagim në Facebook, Meçollari shkruan se kjo nuk është hera e parë që Grenell vepron në këtë mënyrë, duke kujtuar vitin 2020 dhe zgjedhjet e vitit 2025.

Sipas tij, Grenell nuk ka arritur të negociojë asnjë “investim strategjik” në Kosovë për veten apo miqtë e tij.

“Pas të gjitha sulmeve ndaj Albin Kurtit fshihet dora e Richard Grenell. Nuk e ka për herë të parë. E ka bërë në 2020 dhe gjatë zgjedhjeve të vitit 2025. Vetëm në Kosovë nuk ka mundur të negociojë ndonjë “investim strategjik” për veten apo miqtë e tij”, shkruan ai në Facebook.