Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Vesa Vllasaliu, duket se po e shijon më së miri romancën e saj me futbollistin e njohur të Kombëtares, Mirlind Daku.
Në disa foto të publikuara së fundmi në rrjete sociale, Vesa shihet pranë familjarëve të sulmuesit, duke dëshmuar kështu marrëdhënien e ngushtë dhe harmoninë që ajo ka krijuar me ta.
Çifti prej kohësh ka zgjedhur të mbajë privat jetën e tyre personale, duke e shijuar lidhjen larg vëmendjes së publikut.
Pamjet e fundit megjithatë, flasin vetë: Vesa e buzëqeshur dhe e lumtur pranë familjes së partnerit të saj.
Meqë lidhja me familjarët tashmë edhe u zyrtarizua, mbetet të shohim se kur do vijë një foto e përbashkët e çiftit. /Prive By Liberta Spahiu