Gazetari Ilir Mirena e cilësoi dëshminë e ish-zyrtarit të Departamentit të Shtetit, James Rubin, si një ngjarje të rëndë për krejt ata që shpifën dhe hodhën vrer ndaj luftës së UÇK-së.
Mirena tha se dëshmia e Rubin është lajm i mirë për të gjithë që morën pjesë në UÇK dhe që kontribuan për çlirimin e Kosovës.
Por, sipas gazetarit, dëshmia e gjatë e ish-bashkëpunëtorit të Madeleine Albright, kur tregoi gjerë e gjatë për raportet e mira me Hashim Thaçin, është lajm i keq për ata që s’ia duan të mirën Kosovën.
“Çfare dite e zeze per krejt ata qe e duan Serbine, udabashet, jugosllavet me soj e sorollop, spiunat dhe shpifesit kunder luftes se UÇK’se, dhe per krejt bashkepuntoret e sotem te BIA’se serbe…”, shkroi Mirena në Facebook.