Dëshmia e James Rubin:
Hashim Thaçin e mbrojti nga UÇK-ja!
– James Rubin, në dëshminë e tij, bëri një portret të çuditshëm të Hashim Thaçit.
– E solli Thaçin si Don Kishoti i Ballkanit:
që luftonte ‘ekstremistët e padukshëm’, udhëhiqej nga ‘pleq misteriozë’ të UÇK-së, e në fund u bë hero i moderuar që e shpëtoi popullin nga radikalët e UÇK-së.
– Këtë fabul do t’ia kishte zili edhe Cervantesi.
– Sipas Rubinit, Hashim Thaçi nuk pyetej për UÇK-në.
– Arsyeja?
Ishte i ri me moshë!
– Ata që merreshin seriozisht ishin disa pleq “mistikë”, të panjohur, që i jepnin urdhra djaloshit të pafajshëm.
– Rubin as nuk i takoi ndonjëherë ‘pleqtë në fjalë’, as nuk u di emrat.
– Por megjithatë, nga ata pleq misteriozë, duket se varej fati i Kosovës.
– Dhe pastaj, një kthesë:
Rubin tha se në UÇK kishte ekstremistë e radikalë, që ishin gati të sakrifikonin mijëra shqiptarë vetëm pse nuk e pranonin marrëveshjen e Rambujesë për “disa fjalë” në dokument…
– Ndërkohë, individë si Hashim Thaçi, e ndonjëherë Krasniqi, kur i kujtohet, shpëtuan popullin nga këta radikal.
– Pra, sipas këtij versioni, djaloshi i pafajshëm Hashim Thaçi nuk pyetej për asgjë, nuk kishte përgjegjësi, veçse papritur u shfaq si shpëtimtar, duke injoruar ekstremistët dhe duke nënshkruar marrëveshjen.
– Tani, vetëm një
kokëbosh…dhe një aktor i Tiranës mund të ngjitet në skenë dhe të thotë: ‘Rubin e mbrojti UÇK-në’!
– Po ku ndodhi kjo?
Në teatër të Tiranës, ku çdo aktor është hero i skenës dhe të gjithë e harrojnë tekstin!
– Rubin e mbrojti Hashim Thaçin…nga UÇK-ja!
– Jo veç Rubin, por askush kurrë nuk e ka mbrojtur UÇK-në në Hagë.
– Sepse, nuk është akuzuar asnjëherë UÇK-ja si ushtri.
Janë akuzuar individët.
– Dhe ironia më e madhe është se, deri tani, e vetmja akuzë direkte ndaj UÇK-së ka ardhur pikërisht nga…
mbrojtja e komandantëve të UÇK-së!
– Kulmi i absurdit ndodhi sonte pas darke, kur OVL e UÇK-së, me një mirënjohje që të lë pa fjalë, e falënderoi James Rubinin.
– E falënderuan për fjalët e tij se UÇK kishte ekstremistë që rrezikonin popullin, dhe se çlirimin e Kosovës e bëri individi i moderuar Hashim Thaçi.
– Pra, ata që e kanë ngritur UÇK-në në mit, sot duartrokasin një dëshmitar që thotë se UÇK-ja ishte plot radikalë dhe shpëtimin e solli vetëm një individ.
– Në fund, mbetet një pyetje e vetme:
Kush e shpëtoi kë?
Rubin Thaçin nga UÇK-ja,
apo Thaçi Rubinin nga e vërteta?
P.S. Rubin dukej bukur…përrallor.