Publicisti Gezim Mekuli ka reaguar me tone të ashpra ndaj retorikës së fundit politike në Kosovë, duke kritikuar njëkohësisht Listën Serbe dhe opozitën shqiptare.
Në një postim të publikuar në rrjete sociale, Mekuli shkruan se ndërsa Lista Serbe premton “çlirim nga Albini” dhe ëndërron rikthimin e strukturave paralele serbe, opozita e “trent” kërkon largimin e Kurtit për të ringjallur kohën e zhvatjes dhe korrupsionit, transemton “Bota sot”.
Sipas tij, këto dy forca politike synojnë prapakthimin, ndërsa qytetarët duan përparim.
Shkrimi i plotë
Lista Serbe premton “çlirim nga Albini”, duke ëndërruar kthimin e strukturave paralele që Albini i largoi e që s’kthehen më kurrë, asnjëherë, në asnjë mënyrë, sa të jetë jeta-jetë, sa ti themi bukës-bukë, e ujit-ujë…
Opozita e trent, po ashtu, thërret për “largimin e Albinit”, duke kujtuar kohën e zhvatjes, kërcënimeve me dhunë dhe plaçkitjes së publikes, e që po ashtu s’kthehet më kurrë, asnjëherë, në asnjë mënyrë e sa t’i thonë tokës-tokë e shqiptarit-shqiptar.
Njëra do rikthimin e Beogradit, tjetra të kaluarën e korrupsionit.
Të dyja kërkojnë prapakthim, ndërsa qytetarët duan të përparim.