Sparta Bojniku, TikTok-erja e njohur, nuk e ka lënë pa e ndarë me ndjekësit as ditën më të rëndësishme të jetës së saj, martesën.
Ajo u shfaq si nuse me një pamje të thjeshtë e natyrale, duke marrë shumë vëmendje në rrjetet sociale.
Pamja e saj ka ngjallur reagime të shumta, ku shumë ndjekës e kanë cilësuar si “nusen më të bukur në Kosovë”, shkruan “Kosovarja”.

Me stilin e saj unik dhe buzëqeshjen e veçantë, Sparta ka arritur të fitojë edhe më shumë adhurues.