Pas një sezoni të ngarkuar me ahengje familjare dhe paraqitje të shumta në skenën muzikore, këngëtarja e njohur Engjëllusha Salihu ka marrë një vendim të madh në jetën e saj personale ajo është zhvendosur përfundimisht në Zvicër.
Raportohet se Engjëllusha tashmë ka lënë Kosovën për të qenë pranë bashkëshortit të saj, Mërgimit, i cili prej kohësh jeton dhe vepron në këtë shtet.
Ky hap i ri në jetën e saj vjen pas dasmës madhështore që u kthye në një ngjarje mediatike, ku çifti u bë qendër e vëmendjes për publikun.