Cili është plani i Amerikës dhe Brukselit për shqiptarët?

Shqipëria sot bashkë me Kosovën dhe pjesën shqiprare të Maqedonisë së Veriut është një superfuqi në Gadushullin Ilirik. Dhe kjo i ka shqetësuar të dyja politikat fqinje të Shqipërisë dhe Kosovës: edhe Serbinë, edhe Greqinë.

Por shqiptaria tani është në një progres ekonomik; kulturor dhe ushtarak të vijueshëm.

Kurse politika amerikane dhe ajo e Brukselit po kuptohet se kanë plan që të hyjë në një skemë të re në lidhje me të dy shtetet shqiprare në gadishullin tonë; dhe që janë sot rreth 10 milionë shqiptarë: Shqipëria 3, 5 milionë; Kosova 2 milionë shqiptarë; Maqedonisë së Veriut 2 milionë shqiprarë; dhe Çamëria rreth 3 milionë shqiptarë.

Dhe për këtë plan nuk duhet të vonohen, sepse sot është e njohur që Shqipëria dhe Kosova e fortë; i jep NATO-s dhe vetë politikës amerikane, një vlerë të re force në konfliktin midis NATO -s dhe Rusisë.

Kjo sepse sllavët e Gadishullit Ilirik po kuptohet që nuk e duan një përplasje me shqiptarinë. Por politika amerikane e ka reklamuar në programin e saj me gjykim të qartë kur theksoi se: “ne do t’ia kthejmë shqiptarëve të gjitha territoret që banohen në mijëra vite nga shqiptarët”.

Dhe kjo tani kuptohet se është një politikë e re dhe e pakthyeshme; por, brenda saj, kuptohet gjithashtu që, si politikë, këtu po hyn edhe Maqedonia e Veriut.

Gjithsesi në histori kjo pritje ishte e gjatë; sllavët e kuptuan që kjo kohë do të vinte; sepse shqiptarët e pushtuar në qindra vite nga sllavët e jugut; edhe pse sllavët i bënë të gjitha presioniet, nuk patën dot asnjë mundësi që t’i asimilonin shqiptarët, me përjashtim të katolikëve shqiptarë që u pushtuan nga Serbia; të cilët sot janë të asimililuar; sepse u kthyen në ortodoksë të kishës serbe.

Por edhe këtu ka një specifikë, sepse katolikët shqiptarë të asimiluar, shumica e tyre; ka ruajtur mbiemrat katolikë si: nika; deda; doda; gjoni; gjini; simoni; paloka etj.