Analisiti, Imer Mushkolaj, ka reaguar pas konferencës së sotme të presidentes, Vjosa Osmani, për rastin e arrestimit të kameramanit të Paparacit veç pse xhiroi mbrojtjen e afërt të vajzave të saj.
Mushkolaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook thënë se Osmani po viktimizohet edhe sot por edhe tash e 20 vjet në karrierën e saj politike.
“Karrierën e vet 20 vjeçare në politikë, deri në postin e presidentes, Vjosa Osmani e ka ndërtu mbi viktimizim.Sot i paska thirrë gazetarët në zyrë me e vazhdu viktimizimin. Plot mllef e inat, sërish u përpoq t’ia mbushë mendjen publikut që vajzat e saj kanë qenë në shënjestër të mediave.Për rastin e djeshëm prokurori e ka thënë të kundërtën, por kjo presidentes nuk i mjafton. Ajo vazhdon ta çojë përpara narrativën e saj, duke intimiduar gazetarë me informacione që thotë se i ka, por nuk i publikon”, ka shkruar ai./Periskopi
Postimi i plotë: