Dukagjin Gorani, gazetar – ka komentuar sulmet e presidentes Vjosa Osmani drejtuar mediave dhe gazetarëve.
Kjo pasi mediat u interesuan për shkollimin e vajzave të presidentes në shkollë private.
Gorani tha se “Osmani me patetizmin e saj tha se më sulmoni mua e jo vajzat”.
Tutje, Gorani në T7 tha se ky nuk është as sulm, por as më pak janë marrë mediat me vajzat – por me presidenten.
Sipas tij krejt këtë Osmani e bën “për një grusht votash”.
“Ajo me atë patetizmin e saj tha më sulmoni mua, jo vajzat. Por ty të kanë sulmuar, madje ky nuk është as sulm”, tha Gorani./Periskopi/