Prezantuesja e lajmeve i jep fund beqarisë

Prezantuesja e lajmeve, Elena Tafa, i ka dhënë fund beqarisë.

Në disa pamje që kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, Elena shihet e veshur me kostum tradicional, duke shkëlqyer në ditën e saj të veçantë.

Andaj ndjekësit kanë reaguar menjëherë, duke e përgëzuar me komente pozitive dhe urime për jetën e re.

Aktualisht Elena prezanton edicionin e lajmeve të mbrëmjes në televizionin ATV.