Gjatë qëndrimit në ‘Big Brother VIP Kosova’ Drilon Rama dhe Sara Kolami krijuan një raport mjaft të afërt.
Megjithatë, duket se gjërat kanë ndryshuar pas përfundimit të reality show-t, shkruan “Kosovarja”.
Në një intervistë për ‘Canape’, ish-fituesi i edicionit tregoi se marrëdhënia me Sarën nuk ka vazhduar jashtë shtëpisë.
“Nuk kam marrëdhënie me Sarën. I uroj gjithë të mirat asaj dhe të gjithë ish-banorëve të ‘Big Brother’, por nuk kam kontakte me asnjërin prej tyre,” u shpreh Rama.