Bardhi i bën Sarës dhuratën me vlerë marramendëse?

Sara dhe Bardhi po e shijojnë këtë periudhë në Greqi, pikërisht aty ku bukuroshja festoi ditëlindjen e saj.

Por, mesa duket, përveç pushimeve, vëmendjen e ka marrë edhe një dhuratë e veçantë.

Në një postim të saj në Instagram, Sara ka ndarë një imazh ku bie në sy një çantë luksoze Hermès, me vlerë prej dhjetëra mijëra eurosh.

Detaji nuk i ka shpëtuar ndjekësve të saj të rregullt, të cilët kanë vënë re se ky aksesor nuk ishte parë më herët në duart e saj.

Kjo ka ngjallur menjëherë dyshime se çanta është një dhuratë e re nga Bardhi, si shenjë për ditëlindjen e partneres së tij.

Çifti, i cili zakonisht preferon privatësinë dhe pak zhurmë rreth jetës së tyre, duket se ka zgjedhur një mënyrë diskrete për ta bërë publike surprizën.

E megjithatë, luksi i çantës Hermès ka folur vetë, duke u kthyer në kryefjalë të ndjekësve që komentojnë mbi gjestin romantik dhe stilin e pandryshueshëm të Sarës.

/Prive By Liberta Spahiu