Influencerja e njohur Hatixhe Brika, apo e njohur më shumë si Hati, ka qenë në qendër të vëmendjes së ndjekësve mbrëmjen e djeshme, pasi vendosi të hapë një rubrikë pyetjesh në Instagram.
Si gjithmonë, interesimi për jetën e saj private ishte i madh, me pyetje që shkonin nga lumturia e saj personale, deri tek martesa dhe fejesa.
Megjithatë, përgjigjet e Hatit ishin të shkurtra dhe enigmatike, duke i lënë fansat të hamendësojnë edhe më shumë.
Në një nga pyetjet më të drejtpërdrejta, një ndjekës e pyeti: “A je e lumtur Hati?” – dhe ajo u përgjigj thjesht: “Po”, të shoqëruar me një emoji që mbulon fytyrën.
Më tej, një tjetër ndjekës i shkroi: “Je feju?”, ku reagimi i saj me ikona unazash dhe buzëqeshje ndezi edhe më shumë thashethemet për një hap të madh në jetën e saj.