Një rast i bujshëm spiunazhi ka shpërthyer në Kroaci, me jehonë në rajon, duke përfshirë një pilot të Forcave Ajrore Kroate (HV) dhe partneren e tij, një shtetase të Serbisë që jeton dhe punon në Kosovë.
Dyshimet e para dolën në dritë pas një hetimi të gjatë të shërbimeve të inteligjencës kroate dhe partnerëve ndërkombëtare, të cilat kishin monitoruar lëvizjet dhe komunikimet e çiftit që nga viti 2022.
Sipas burimeve të para, piloti i akuzuar kishte ndarë në mënyrë të përsëritur informacione tepër konfidenciale me partneren e tij.
Këto informacione, që supozohet të jenë siguruar gjatë shërbimit të tij në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, lidhen drejtpërdrejt me zhvillimet e ndjeshme në veri të Kosovës, përfshirë lëvizjet e strukturave paralele serbe, aktivitetet e grupeve kriminale, si dhe planet e dislokimit të trupave të KFOR-it, në zonat më të tensionuara, si Zubin Potoku.
S’ka dyshim se shtetasja serbe nuk ka vepruar e vetme, pas saj qëndrojnë njerëz të fuqishëm të shërbimeve sekrete serbe. Ky duhet të jetë alarm për insitucionet e Kosovës e të cilat duhet të shtojnë nivelin e sigurisë. Derisa Serbia u mundua të distancohet nga rasti në fjalë kjo nuk e përjashton ate nga përgjegjësia.
Ka shumë kohë që nga mbarimi i luftës që Serbia paguan miliona euro për destabilizim të Kosovës, rasti në Banjë është dëshmi e qartë. Edhe rasti në fjalë është në këtë aspekt duke shpërfaqur më tepër se kurrë se Kosova është në rrezik të vazhdueshëm nga shërbimi dhe shteti serb.
Ka dhjetëra shërbimi të tjera serbe dhe ruse që punojnë në dëm të Kosovës e të cilat duhet të identifikohen dhe të dëbohen sa më parë.