Ish-fituesi i ‘Big Brother VIP Kosova’, Lumbardh Salihu, në një intervistë për ‘RTV Dukagjini’, ka folur gjerë e gjatë për jetën personale dhe karrierën e tij.
Gjatë intervistës, ai është shfaqur me një unazë në dorë, gjë që ka ngjallur menjëherë reagime dhe komente të shumta, duke shtuar dyshimet për një fejesë të mundshme.
Megjithatë, Salihu ka sqaruar se bëhet fjalë për një unazë që e ka dhuratë shumë të veçantë nga nëna e tij.
“Këtë unazë ma dha nëna ime. Më tha: ‘E ka një sy, dhe përqafo kur të merr malli”, është shprehur ai, duke lënë të kuptohet se ajo ka një domethënie simbolike dhe emocionale për të.
Ai përfundoi duke thënë se ndihet i lumtur dhe mirënjohës për gjithçka në jetën e tij aktualisht.