G-Bani këndon në burgun e Fushë-Krujës, merr me vete edhe Valbonën

Një ditë e veçantë u organizua në Burgun e Sigurisë së Lartë në Fushë-Krujë, ku arti dhe muzika u kthyen në mjet shprese për të burgosurit.

Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e institucionit dhe të stafit të Sektorit të Kujdesit Social, duke treguar se kultura dhe bashkëpunimi mund të sjellin ndryshime edhe në mjedise të mbyllura.

Në këtë event prezent ishin dy ish-banorë të Big Brother VIP Albania 4. G-Bani, me performancën e tij, theu barrierat dhe u bë artisti i parë që ka hyrë për të kënduar në një burg në Shqipëri.

Emocionet ishin të forta jo vetëm për publikun brenda mureve të burgut, por edhe për vetë këngëtarin, i cili u shpreh se ky ishte një nga momentet më të paharrueshme të karrierës së tij.

Atmosfera u gjallërua edhe nga ritmet e DJ Shahini Show dhe vallet popullore, të cilat sollën gëzim dhe një atmosferë ndryshe për të pranishmit.

Për të burgosurit, këto momente u përjetuan si një shkëputje e vogël nga realiteti i përditshëm, duke i afruar me botën jashtë përmes emocioneve dhe muzikës.