“Dimali i Albin Kurtit njëjtë si Prokuroria jonë”- Hulumtimi skandaloz i Bashës për UÇK’në top lajm në mediat serbe

Artikulli famëkeq anti-UÇK i Dimal Bashës me bashkëatuoree Jana Arsovska ka vërshuar ballinat e tabloideve të Aleksnadar Vuçiq, prej atyreve më fashiste dhe të ndyta, por me audiencë të madhe.

Festë titujsh si “Dimal Basha i Albin Kurtit tha të njëjtën gjë si Prokuroria e Serbisë: UÇK u krijua me para të drogës”.

“Dimal Basha…njëherë kishte tjetër tregim”, e nis “Novosti” famëkeq i Beogradit, përcjell Nacionale.

Krejtësisht e replikuar artikulli është bartur në Televizionin “Pink” që udhëhiqet nga Partia Progresiste Serb e Vuçiqit, se “Dimal Basha pranoi atë që thonë autoritetet serbe, se UÇK u krijua me para të drogës”./Periskopi/