Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka reaguar për hulumtimin skandaloz të kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, duke bërë një krahasim mes asaj çka ka thënë vet Abdullahu për UÇK dhe Basha, shkruan Periskopi.
“Dimali i VV-së jo që u bo deputet po u bë Kryetar i saj e une që kandidova për deputet as afër Kuvendit as “te themra e Dimalit”. 😔
Eu ku jeni votues bree”, shkroi mes tjerash Abdullahu.
Postimi i tij i plotë:
Une – Dimali – dhe Kuvendi i Kosovës
Unë për UÇK-në kam thënë:
– UÇK-ja është margaritar i qytetrimi evropian.
– UÇK-ja ka lëvizur kufinjët gjeopolitik në Ballkan në dëm të Rusisë e në të mirë të vlerave evroperëndimore.
Dimali ka thënë: 🤓
– UÇK u financua nga para të drogës dhe trafikantëve të drogës,🤦🏻
– Trafikant të drogës dërguan njerëz të armatsur të luftojnë përkrahë tyre. 🤮
Dimali i VV-së jo që u bo deputet po u bë Kryetar i saj e une që kandidova për deputet as afër Kuvendit as “te themra e Dimalit”. 😔
Eu ku jeni votues bree