“Nesër do të kemi kryetar të Kuvendit”

Nesër pritet të mbahet seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deri më tani, që nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, ende nuk është arritur zgjidhje e ngërçit politik.

Komentatori politik, Fidan Rama është shprehur optimist se nesër në seancë do të zgjedhet kryekuvendari.

Sipas tij, kjo pritet të ndodh në bazë të asaj se si janë deklaruar zyrtarët e PDK-së.

“Ajo çka unë e besoj është lajm pozitiv, që nesër do të kemi kryetar të Kuvendit të Kosovës. Do të kemi kryetar të votuar, diku pas 6-7 muajve. Po e lidhi me një bazë logjike të zhvillimeve që kanë ndodhur të shtunën”, tha ai.