Pasi Murati, Nagavci dhe Basha dështuan për t’u zgjedhur kryetar të Kuvendit, Dehari mbyll seancën

Ka përfunduar pa sukses seanca e tretë konstituive që nga publikimi i aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese më 18 gusht.

Në seancë, ishin 106 deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje, propozoi tre deputetë për kryetar të Kuvendit, por që të tre dështuan.

Hekuran Murati, Arbërie Nagavci dhe Dimal Basha nuk i morën votat e mjaftueshme për t’u ulur në karriken e kryekuvendarit.

Sipas aktgjykimit, deputetët kanë 30 ditë kohë për të zgjedhur kryetarin dhe pesë nënkryetarët.

Kryeparlametari duhet të zgjidhet me votim të hapur dhe një emër mund të hidhet në votim deri në tri herë./Periskopi/