Avokati i njohur: Askush nuk ka fuqi të sulmojë Shqipërinë dhe Kosovën
Avokati dhe publicisti i njohur Spartak Ngjela ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku thekson se sot dy shtetet shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, janë më të mbrojtura se kurrë.
“Për një gjë jemi të sigurt për të dy shtetet shqiptare në Gadishullin Ilirik – Shqipëri dhe Kosovë: askush, asnjë shtet dhe asnjë grup shtetesh nuk ka fuqi të na sulmojë. Koha më në fund na dha të drejtën tonë: por ky është vetëm fillimi. Ende nuk kemi marrë dot as gjysmën e Arbërisë. Por kjo nuk do të thotë se nuk do ta marrim. Dhe kundërshtarët dhe pushtuesit e territoreve shqiptare janë shumë të shqetësuar”, shkruan Ngjela.
Ngjela prej kohësh njihet për qëndrimet e tij të hapura mbi çështjen shqiptare, duke paralajmëruar se sfidat kombëtare nuk kanë përfunduar dhe se faktori shqiptar ka fituar një rol të rëndësishëm në rajon.