Krasniqi: VV po e thellon krizën, Dehari injoroi kërkesën e PDK-së për konsultim

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kryesuesi i seancës sot u mohoi një kërkesë të këtij subjekti për pauzë 10 minutëshe për konsultë për votimin e kandidatëve.

Krasniqi ndër tjera, u shpreh se kjo situatë është totalisht e manipuluar nga Vetëvendosje.

”Përveç faktit dhe e patë që në diskursin e tyre s’e dinë a janë deputet a janë ministra. Sepse Hekuran Murati doli e propozoi një kolege të tij nga kabineti qeveritar. Është jokushtetuese dhe antilogjike”.

“Nuk na mundësuan një pauzë 10-minutëshe nga e cila do të mund ta votonim një kryetar Kuvendi, edhe nëse do të ishte Dimal Basha. Tek e fundit këta njerëz i ka Vetëvendosja. Shpresoj që pasnesër të mos ketë arrogancë të njëjtë Dehari, dhe nëse ka propozim që mund t’i marrë votat e PDK-së të na jap një pauzë 10-minutëshe”, tha ai.

”Këta janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Sa i përket deputetëve këta janë njerëz që kanë zgjedhë Albin Kurti. 10 minuta mos me t’i miratu së pari është disrespekt”.

”Asnjë obligim s’e kem me i votu kandidatët e Vetëvendosjes. Asnjë lloj marrëveshje s’e kemi me ta”.

”Këta po krekosen që kanë dalë të parët, urnoni. Ne po e kemi të qartë që s’i ka numrat për qeveri, por mos ta mashtrojë opinionin më tutje. Sot kanë mund me thir një seancë pasdite. Por s’e bënë një gjë të tillë”.

Ndër tjera ai pati edhe kërkesë tjetër ndaj grupit parlamentar të parë.

”Nëse dojnë me ecë përpara. Munden me propozu këndo që dëshirojnë. Dihet që disa s’e marrin asnjë”.

”Nuk bëhet kjo punë në mënyrë klandestine. Kemi kërkuar emër që merr votat, VV nxjerr emra prej xhepit si me qenë lloto këtu. Nuk luhet me fatin e qytetarëve. Sot Dimal Basha nesër Bajqinofci”./Periskopi/