Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka mohuar se ka pasur ndonjë lidhje me Gjykatën Speciale në Hagë, pas akuzave publike që e përshkruajnë si dëshmitare apo bashkëpunëtore të saj, raporton EO, transmeton Periskopi.
“Emrat dhe kontributi në luftë nuk e arsyetojnë asnjë gabim gjatë kohës së lirisë. Është bërë bozë kjo temë,” tha Gërvalla, duke shtuar se do të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kujtdo që pretendon se ajo ka dhënë dëshmi apo ka bashkëpunuar me Gjykatën.
Ajo theksoi se nuk ka pasur as kontakt, as dëshmi, as ftesë lidhur me Hagën, duke i paralajmëruar kritikët që ta matin mirë fjalën kur e quajnë “anti-UÇK”: “
“Emrat edhe kontributi në luftë nuk e arsyeton asnjë gabim gjatë kohës së lirisë, është bërë bozë kjo temë Gjykata Speciale në Hagë e ka përmbyllur marrjen e dëshmitarëve, pyetni avokatët ku figuron emri im, në cilën fletë dhe dëshmi figuron emri im. Do të marrë hapa ligjor kundër secili pretendon që kam dërguar dëshmi në Hagë apo që kam dëshmuar në Hagë. Donika Gërvalla nuk ka asnjë kontakt as dëshmi as dëshmitare lidhur me Gjykatën e Hagës. Të gjithë ata që më sulmojnë në publikë si anti UCK duhet të maten fortë mirë sepse historia tregon që kur kam kontribuar në luftën çlirimtare disa të tjerë ende kanë qenë duke pirë qumësht. Nuk jam dëshmitare e Hagës”, ka theksuar ajo.