Bekë Berisha: Agim Bahtirit ja qes votën për kryetar Kuvendi

Pak para nisjes së përpjekjes së dytë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, është parë duke hyrë në ambientet e Kuvendit së bashku me Agim Bahtirin.

I pyetur nga gazetarët lidhur me mbështetjen e mundshme ndaj Bahtirit në rast se ai propozohet për kryetar Kuvendi, Berisha u shpreh shkurt “Agim Bahtirit ja qes votën”, deklaroi ai, pa dhënë detaje të tjera.