Situata mes Stresit e Jozit “lëmsh”, vjen reagimi i radhës

Pas publikimit të një videoje virale disa javë më parë, ku reperi Stresi u shfaq së bashku me Jozin, dhe pas veprimit të Gjestit që i hoqi “follow” atij në rrjete sociale, ka ardhur së fundmi një reagim publik nga menaxheri i artistit, Ardian Prenaj.

Në një postim në “Instagram Story”, Prenaj thekson se situata është interpretuar ndryshe nga ajo çfarë është realisht, duke vënë në pah se karriera e gjatë e Stresit nuk mund të cenohet nga episode të tilla.

“Situata ka qenë ndryshe nga ajo që është perceptuar nga të tjerët. Është thelbësore të theksojmë se nuk do të lejojmë që një karrierë mbi 20-vjeçare, e ndërtuar me përkushtim dhe integritet, të nëpërkëmbet apo të vihet në dyshim. Respekti ndaj punës dhe kontributit shumëvjeçar është një vlerë që duhet të mbrohet,” – ka shkruar ai.

Në fund të reagimit, Prenaj ka dërguar edhe një mesazh mbështetës për reperin:

“Ne kthehemi më të fortë. BB4L 💪”.

Ky reagim shihet si një sinjal i qartë nga menaxheri i Stresit se reperi do të vazhdojë rrugëtimin e tij artistik me të njëjtin intensitet dhe vendosmëri, pavarësisht polemikave që shpërthejnë në rrjete sociale.