Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, njëherësh bashkëshortja e ish-deputetit Rexhep Selimi, nuk e ka votuar Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme konstituive, shkruan Indeksonline.
Gërvalla, e propozuar nga VV si emri i dytë pas Albulena Haxhiut, mori vetëm 57 vota për, duke mos arritur shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur. Mungesa e votës nga deputetja Selimi u vu në pah mes përbërjes së shumicës, duke shtuar spekulimet për pakënaqësi të brendshme brenda partisë.