Gjykimit special në Hagë fundi mund ti vie në fillimin e 2026-tës. Kështu deklaroi avokati Artan Qerkini.
Megjithatë, sipas tij kjo varet edhe prej faktorëve tjerë, raporton Kanal10, transmeton Periskopi.
“Në bazë të rrjedhave të deritanishme, epilogu mund të pritet ndoshta nga fillim i vitit që vjen. Kjo do të varet nga shumë faktorë, nga kohëzgjatja e dëshmive të dëshmitarëve të ftuar nga mbrojtja, e procedura mund të zvarritet edhe nga vet thirrja e dëshmitarëve, fjalët përfundimtare të dëshmitarëve që do të marrin shumë kohë”./Periskopi/