Spartak Ngjela nxjerr listën: Ja kush janë zyrtarët në shënjestrën e SPAK-ut!

Avokati Spartak Ngjela ka publikuar listën me emra të zyrtarëve që janë në shënjeshtrën e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Ai rendit emrat e 10 politikanëve të lartë që janë në proces gjyqësor nga SPAK. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për korrupsion, falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie.

Nga kreu i Partisë Demokratike te deputeti Luan Baçi, Ngjela thekson se SPAK po godet seriozisht korrupsionin ndërsa pret zhvillimin e proceseve gjyqësore.

Statusi i plotë:

 

Këta janë politikanët e lartë që janë në proces gjyqësor nga SPAK; të akuzuar për korrupsion.

Sali Berisha – Dërguar gjithashtu për gjykim për aferën “Partizani”.

Ilir Meta – Në qeli për korrupsion dhe fshehje pasurie.

Fatmir Mediu – Në proces gjyqësor për Gërdecin.

Belind Këlliçi – Hetim për falsifikim dokumentesh dhe fshehje pasurie.

Flamur Noka – Hetim për fshehje pasurie.

Asllan Dogjani – Dërguar për gjykim për fshehje pasurie.

Bardh Spahia – Marrë i pandehur për shpërdorim detyre.

Xhelal Mziu – Hetim për tenderë pastrimi kur ishte kryetar bashkie në Kamëz.

Dashamir Xhika – Hetime për tenderë kur drejtonte ARRSH.

Luan Baçi – Hetim për fshehje pasurie.

Na duhet të theksojmë se nuk janë pak. Të shohim se si do të zhvillohen proceset gjyqësore.

Megjithatë po kuptohet se goditja penale e korrupsionit ka hyrë në një fenomen antikorrupsion në Shqipëri.

Por duhet të shohim vijimin…