Deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj, ka bërë me dije se edhe nesër kjo parti do ta propozojë deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka vlerësuar se nëse tri herë Haxhiu nuk zgjidhet, partia e Kurtit do të ndryshojë emrin e kandidatit.
Në një prononcim për “Radion Evropa e Lirë”, ai ka bërë me dije se VV-ja do ta respektojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Nëse brenda tri herësh nuk zgjidhet zonja Haxhiu, sigurisht që ne do ta diskutojmë veprimin e ardhshëm brenda grupit parlamentar”, ka thënë Rexhaj.