Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, është kapur nga kamerat duke ‘rrotulluar sytë’ pranë Donald Trumpit, ndërsa liderët evropianë u mblodhën në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin e ka publikuar portali britanik UNILAD, transmeton Korrespodenti.
Në takim morën pjesë krerët e Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe shteteve të tjera evropiane, për të diskutuar hapat e ardhshëm rreth një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës.
Takimi u zhvillua pak ditë pasi Trump pranoi se nuk kishte arritur ndonjë pajtim me Vladimir Putinin, megjithëse u takuan së fundmi.
Por ajo që ra në sy ishte Meloni, e cila dy herë gjatë diskutimeve rrotulloi sytë – duke shkaktuar reagime të shumta online.
Herën e parë, kamerat e kapën teksa i rrotulloi sytë ndaj kancelarit gjerman Friedrich Merz, i cili theksoi se armëpushimi është thelbësor për kredibilitetin e bisedimeve. Në atë moment, Meloni duket se shfaqi qartë mospajtimin e saj.