Shkumbin Demaliaj, i cili do t’i kundërkandidojë për kryetar të Deçanit Bashkim Ramosajt, ka hedhur akuza të rënda në drejtim të këtij të fundit.
Demaliaj ka thënë se Ramosaj s’ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Madje, e ka quajtur edhe dezertor.
“Nuk e di kush është bashkëluftëtar i Bashkim Ramosajt. Unë kam respekt dhe i përkulem edhë vëllait të Bashkim Ramosajt, Agim Ramosajt, për luftën që e ka bë. Ka qenë pjesë e Njësisë “Shqiponjat e Zeza” në Dukagjin. Bashkim Ramosaj është dezertor i luftës. Ka pasë lëvizje të mëdha në ushtri në Dukagjin. Ka ra komanda, ka ra pjesa e një Shtabi, por ka qenë me urdhër të komandantëve. Bashkim Ramosaj ka ikë prej lufte më 98-ën.
Nuk është bashkëluftëtar i askuj në Dukagjin. Se është dezertor. Nashta ka bashkëluftëtarë të 2025-ës. Ka qenë në Shqipëri, ka marrë një armë, ka hy në Kosovë, kurrë pushkë s’ka kërsit. I lumtë pushka atij që e ka marrë me luftu, por pa urdhër të komandantit i ka lëshuar radhët e UÇK-së. Paslufte më 2001 a 2002 është kthy në Kosovën e çliruar“, deklaroi Demaliaj.