“Vendimi i Kushtetueses i guximshëm, i pastër e bënë krenar çdo jurist të këtij vendi”

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka thënë se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e bënë krenar secilin jursit të vendit si dhe çdo qytetar.

Ai tutje ka thënë se në fakt, pavarësia dhe paanshmëria e një gjykate nuk matet me duartrokitjet e pushtetit por kur guxon të marr vendime që nuk i përlqejnë pushtetit.

E plotë:

Pavarësia dhe paanshmëria e një gjykate nuk matet me duartrokitjet e pushtetit, por me forcën për t’i qëndruar besnike standardeve të profesionit dhe Kushtetutës. Gjykata Kushtetuese e dëshmoi këtë qartë: ajo rrëzoi votimin e fshehtë dhe vendosi se një kandidat mund të votohet vetëm tri herë. Ky është një vendim i guximshëm, i pastër në dispozitiv dhe që duhet ta bëjë krenar çdo jurist e qytetar të këtij vendi.

Prova më e madhe e pavarësisë së gjykatës nuk është kur vendimi i saj i pëlqen pushtetit, por kur ai bie ndesh me interesat e tij. Dhe sot, vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi se mbi çdo pushtet qëndron Kushtetuta./Periskopi/