Aktorja e këngëtarja e njohur Bella Thorne, ka bërë një veprim të rrallë.
Ajo ka publikuar një video në Instagram, teksa shihet duke u ulur në gjunjë e duke i propozuar martesë të dashurit.
“3 vjet më parë u njohëm, 1 vit më vonë më propozoi, 1 vit më pas i propozova edhe unë” , shkroi teksa shihet e gjunjëzuar krahë partnerit, Mark Emms.
Ky veprim ka ngjallur reagime të shumta, sidomos të gjinisë femërore që nuk duan ta nxjerrin veten “poshtë” me këtë gjest.