Gazetarja prek me lajmin për humbjen e rëndë të babait: Sonte kam ardhë me setrën e tij, kur ka qenë shnosh e pa sëmundje

Me emocion të thellë, Erjona Gjikolli, gazetarja dhe moderuesja e emisionit Kiks Kosova, ka ndarë me publikun humbjen e rëndë të babait të saj.

Ajo u paraqit sonte në studio me setrën e babait, një kujtim të tij kur ai ishte shëndetshëm, pa sëmundje, dhe e mbante këtë veshje me krenari.

”Të hanën më ka vdekë babi, njeriu që ka besu shumë në mu. Shikues i rregullt i Kiks Kosovës që na ka pa çdo natë. Sonte kam ardhë me këtë setër, që është e babit tem – kur ka qenë shnosh, e pa sëmundje”.

”Unë kom me mbajtë për jetë me kujtimet më të mira për të”.

Ajo mes tjerash u shpreh mes lotësh se java që la pas, ka qenë ndër javët më të trishta të jetës së saj, por njëherit një ndër ditët kur ajo është ndjerë shumë krenare.