Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar qeverinë Kurti në detyrë për mënyren e shfrytëzimit të buxhetit, shkruan Periskopi.
Bajrami përmes një postimi në Facebook, tha se Kurti do të kujtohet vetëm për skandale dhe sipas saj, ai nuk ka lënë asnjë shënjë pozitive për të cilen do të mbahej mend.
“Kurtin do ta kujtojmë për shumë skandale, por asnjëherë askush s’ka me pasë rastin me udhëtu nëpër Kosovë e me drejtu gishtin tregues e me thanë “kjo është ndërtu në kohën e qeverisë Kurti”.
Sa për informatë buxheti i paraparë për investime kapitale për vitin 2025 është 931 milionë Euro, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 243 milionë Euro, prej të cilave 105 milionë Euro tyre janë realizuar nga ana e komunave”, shkroi Bajrami mes tjerash.
Postimi i plotë:
Sipas Serive Kohore të Ministrisë së Financave në gjashtë mujorin e parë të këtij viti gjithsej shpenzimet buxhetore kapin shumën prej 1,412 miliardë Euro, prej tyre vetëm 391 milionë Euro janë shpenzimet e komunave ndërsa pjesa tjetër prej 1,021 milardë Euro janë shpenzime të nivelit qendror.
Shqetësuese në këto pesë vite mbetët struktura buxhetore. Buxheti edhe pse jo i planifukuar mirë gjatë implementimit përkeqësohet tutje dhe kjo ka ndodhë vit pas viti.
Po ju paraqes vetëm një fakt:
Për këtë gjashtëmujor nga 391 milionë Euro të shpezuara nga ana e komunave 105 milionë Euro kanë shku në investime kapitale, pra rreth 27% e buxhetit të shpenzuar, por
nga gjithsej 1,021 miliardë Euro të shpenzuara në nivelin qendror vetëm 138 milionë Euro kanë shku në investime kapitale ose vetëm 13% e buxhetit të shpenzuar.
Kurti që pesë vjet në pushtet nuk e ka lënë asnjë shënjë pozitive në këtë vend: asnjë rrugë, asnjë urë, asnjë hekurudhë, asnjë kapacitet energjetik – trashegimia e tij qeverisëse është baras me zero. Kurtin do ta kujtojmë për shumë skandale, por asnjëherë askush s’ka me pasë rastin me udhëtu nëpër Kosovë e me drejtu gishtin tregues e me thanë “kjo është ndërtu në kohën e qeverisë Kurti”.
Sa për informatë buxheti i paraparë për investime kapitale për vitin 2025 është 931 milionë Euro, në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë realizuar vetëm 243 milionë Euro, prej të cilave 105 milionë Euro tyre janë realizuar nga ana e komunave.