Zbardhja e dhëmbëve në shtëpi me ujë të oksigjenuar? Ja çfarë duhet të dini

Përdorimi i ujit të oksigjenuar (peroksid hidrogjeni) si mënyrë për zbardhjen e dhëmbëve po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar në rrjete sociale si TikTok dhe YouTube.

Por, a është ky trajtim në kushte shtëpie efektiv dhe i sigurt?

Sipas burimeve mjekësore si Healthline dhe Journal of Clinical Dentistry, produktet komerciale për zbardhje përmbajnë peroksid në përqendrim më të lartë se solucionet e zakonshme që gjenden në farmaci. Megjithatë, një pastë me sodë buke dhe 1% peroksid ka treguar rezultate pozitive në një studim të fundit.

Ekspertët këshillojnë që të përdoren solucione 1.5% ose 3% të holluara, të përdoren vetëm 1-2 herë në javë, dhe të shmangen përqendrimet e larta që mund të dëmtojnë smaltin dhe mishin e dhëmbëve.

Para çdo përdorimi të rregullt, konsultimi me dentistin është i domosdoshëm.