“Nuk ka nevojë për hakmarrje, Zoti është i madh”, Selvije Jaho reagon pas dhunës ndaj Shpat Kasapit

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është bërë pjesë e titujve kryesorë të mediave rozë ditët e fundit, pas një incidenti të ndodhur në një dasmë ku ai ishte i ftuar për të performuar.

Sipas burimeve pranë ngjarjes, Kasapi dyshohet se ka mbërritur me rreth dy orë vonesë nga ora e parashikuar, duke shkaktuar tension dhe pakënaqësi mes organizatorëve dhe të pranishmëve, duke e çuar situatën deri në dhunë.

Ndërkohë, në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje edhe një postim i ish-bashkëshortes së tij, Selvijes. Duket se brenda saj ka shumë mllef dhe se marrëdhënia me këngëtarin ka përfunduar për shkak të këtij të fundit.

Ajo ka shpërndarë një imazh të një perëndimi dielli pranë detit, i shoqëruar me një mesazh të fortë dhe plot nënkuptime:

“Nuk ka nevojë për hakmarrje sepse Zoti është më i madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre.”