Kështu po i përgjigjet Bora Zemani deklaratës së Xhenetës

Pak ditë më parë, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, bëri bujë në rrjete sociale me një deklaratë gjatë një video live. Ajo u shpreh “Unë nuk jam përndjekëse e meshkujve, nuk jam Bora Zemani.”

Kjo deklaratë provokuese ndezi reagime të shumta në rrjet, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkohë, Bora Zemani duket se ka zgjedhur të mos reagojë direkt ndaj komentit të Xhenetës. Ajo ka publikuar disa fotografi nga një mbrëmje festive me shoqet, ku shfaqet më e lumtur dhe e qetë se kurrë më parë.

Kjo paraqitje e Borës është interpretuar nga ndjekësit si një përgjigje indirekte dhe e sofistikuar ndaj deklaratës së ish-banores. Në vend të fjalëve, Bora ka lënë imazhet të flasin për të.