Shyhrete Behluli surprizon fansen në ditën e saj të veçantë

Këngëtarja e dashur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka sjellë një emocion të veçantë dhe të paharrueshëm në një aheng familjar.

Shyhretja ishte e ftuar në një aheng për të surprizuar Dritën, një prej adhuruesve të saj më të mëdha, në një prej ditëve më të rëndësishme të saj: 50-vjetorin e martesës!

Kjo surprizë e mrekullueshme u organizua nga fëmijët e Dritës, të cilët vendosën që për përvjetorin e prindërve të sjellin gëzim të dyfishtë, duke ftuar idhullin e nënës së tyre për t’i kënduar live.

“Shumë e lumtur të jem pjesë e gëzimeve tuaja,” shkroi Shyhretja në postim, duke falënderuar familjen Breca për mikpritjen dhe dashurinë.

Me një atmosferë të ngrohtë e plot emocion, momenti i interpretimit të saj dhe gëzimi në fytyrën e Dritës, pushtoi zemrat e të pranishmëve. /Prive By Liberta Spahiu